Kalo te përmbajtja kryesore

Udhëzuesi i Fiscal Pro: fiskalizimi dhe kontabiliteti

Mirë se vini. Fiscal Pro është platforma shqiptare e fiskalizimit dhe kontabilitetit që lidh biznesin tuaj me platformën qendrore të faturave (CIS) të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT).

Çdo faturë që lëshoni regjistrohet në kohë reale te administrata tatimore dhe pajiset me kodin fiskal e me kodin QR të verifikimit, në përputhje me Ligjin Nr. 87/2019 "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit".

Paneli kryesor i aplikacionit web të Fiscal Pro me shitjet e ditës dhe faturat e fundit

Çfarë ju duhet para faturës së parë

Tri gjëra, pa të cilat fiskalizimi nuk nis:

  1. NIPT-i dhe njësia e biznesit, të regjistruara te platforma qendrore e faturave (CIS). Çdo njësi merr një kod të vetin nga CIS.
  2. Certifikata elektronike (skedari .p12), e lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe e marrë përmes e-Albania. Pa certifikatë të vlefshme nuk ka nënshkrim, dhe pa nënshkrim nuk ka fiskalizim: shihni si merret dhe si ngarkohet.
  3. Arka fiskale (TCR), e regjistruar në CIS, nëse do të lëshoni fatura me para në dorë.

Si t'ia nisni, sipas punës që bëni

Dy produktet e platformës

  • Fiskalizimi (Paneli Web) (web.fiskalpro.al): për operatorët dhe administratorët e biznesit që lëshojnë fatura çdo ditë:
    • fatura të thjeshta (B2C, kuponi tatimor) dhe fatura elektronike (B2B);
    • fleta shoqëruese (WTN) për transportin e mallrave;
    • arkat (TCR), hapja dhe mbyllja e arkës, depozitimet dhe tërheqjet;
    • inventari, magazinat, faturat e blerjes dhe raportet e shitjeve.
  • Kontabiliteti (Paneli i Kontabilitetit) (menaxher.fiskalpro.com.al): për menaxherët dhe kontabilistët që ndjekin një ose disa biznese:
    • plani kontabël, ditari dhe periudhat kontabël;
    • shpenzimet, faturat e furnitorëve dhe banka;
    • raportet financiare (bilanci, pasqyra e të ardhurave, fluksi i parasë).

Si të lundroni në dokumentacion

Provojeni pa regjistrim

Të gjitha ekranet e këtij udhëzuesi janë të hapura te demoja publike, pa llogari dhe pa certifikatë. Kur të doni një ofertë ose një demo të drejtuar për biznesin tuaj, na shkruani te fiskalpro.al/kontakt.

Shih edhe